Katër kafe në ditë mbrojnë kundër melanomës

  • 04 December 2019 - 11:25
Katër kafe në ditë mbrojnë kundër melanomës

Vetëm një filxhan kafe në ditë, sipas ekspertëve do të mund t'ju shpëtonte nga kanceri i lëkurës. Katër kafe në ditë, sido që të jetë, do të ishin mbrojtja më e madhe kundër melanomës, pohojnë studiuesit. Kjo është një ndër llojet më vdekjeprurëse të kancerit, që zakonisht fillon në hapësirat ku prekeni më shumë nga rrezet e diellit. Shkencëtarët nga Amerika kanë përcjellë rreth 450.000 meshkuj dhe femra, për në dekadë. Vullnetarët kishin një mesatare të moshës prej 63 vjeçe e studimi kishte filluar kur ata nuk ishin të prekur nga sëmundje. Deri në fund, pothuajse 3.000 prej tyre ishin diagnostikuar me kancer të lëkurës.

Ata që kishin pirë kafe - 90 për qind e grupit, kishin shumë pak gjasa për t'u prekur nga sëmundja. Aq më shumë që kishin pirë aq më pak ishin të rrezikuar. Ata vullnetarë që kishin pirë rreth dy kafe në ditë, për 20 për qind më pak ishin të rrezikuar nga kjo sëmundje në krahasim me ata persona që fare nuk e kishin konsumuar kafenë. Studiuesit thonë se studimet e tyre janë preliminare dhe më shumë studime rreth kafesë, sidomos rreth kafeinës do të bëhen. Ata thonë se ndikimi në këtë sëmundje, sado i vogël është i mirëseardhur, marrë parasysh se sa e rrezikshme që është.

(Kosova Sot Online)