Truri i personave të prekur me autizëm punon në mënyrë 'ideosinkretike'

  • 05 dhjetor 2019 - 09:51
Truri i personave të prekur me autizëm punon në mënyrë 'ideosinkretike'

E nde nuk është e ditur nëse njerëzit të prekur nga autizmi kanë më shumë apo më pak lidhje në pjesë të trurit të tyre që normalisht punojnë mirë së bashku. Tashti, studimi më i ri sugjeron se mungesa e bazës së përbashkët në këtë pjesë reflekton faktin se njerëzit që vuajnë nga autizmi kanë lidhje që në mënyrë unike janë të tyret. Studimi i fundit do të mund të ndihmonte në arritjen e një diagnostikimi më të mirë për autizëm dhe ta përmirësojnë trajtimin e tij, pohojnë shkencëtarët.

Kjo hap mundësinë se ekzistojnë shumë profile të ndryshme të trurit e të gjitha këto bien në ombrellën e 'autizmit', thotë dr. Marlene Behrmann. Studiuesit kanë studiuar të dhënat e marra nga rezonanca magnetike derisa pjesëmarrësit po pushonin. "Studimi i qelizave gjersa pushoni është shumë me rëndësi, për faktin se kur ato reagojnë në mënyrë spontane na lejojmë të shikojmë se në çfarë mënyre hapësira të ndryshme të pjesëve të trurit ndërlidhen në mënyrë natyrale në aktivitetin e tyre", thotë Avital Hahamy. Pjesëmarrësit në studim kishin lidhje të ngjashme me mostrat e individëve të ndryshëm. Sido që të jetë, a ata me autizëm zhvendosnin më shumë mostra unike - secili prej tyre në mënyrën e tyre, në mënyrë individuale.

(Kosova Sot Online)