Përgatiteni vetë 'bombën prej vitaminave' dhe forconi imunitetin

  • 05 December 2019 - 15:20
Përgatiteni vetë 'bombën prej vitaminave' dhe forconi imunitetin

Në vijim ju paraqesim ilaçin natyral për t'i luftuar viruset, të cilat po qarkullojnë këtyre ditëve të dimrit. Përgatiteni vetë 'bombën prej vitaminave', preparatin natyral që forcon sistemin imun që mund të konsumohet nga të rriturit po ashtu edhe nga fëmijët

PËRBËRËSIT:

- 100 gramë rrush të tharë - 150 gramë arra - 100 gramë badem - lëvorja nga dy limonë - 100 gramë kajsi të thara - 100 gramë kumbulla të thara - 250-300 gramë mjaltë.

PËRGATITJA:

Së pari bluani rrushin e tharë, arrat, bademin dhe lëvoren e limonëve. Në masë shtoni lëngun nga dy limonë, lëvoret e të cilëve paraprakisht i keni bluar. Përzieni gjithçka mirë. Në masë shtoni kumbullat dhe kajsitë e bluara. Përzëri gjithçka. Në fund, në masë shtoni dhe mjaltin për të përzier gjithçka. E lini të qëndrojë në një vend me errësirë, për një apo dy ditë. Kavanozin me këtë bombë prej vitaminave e ruani në frigorifer.

KONSUMIMI:

Fëmijët më të moshuar se 3 vjeç ta konsumojnë nga një lugë dy herë në ditë. Personat e rritur të konsumojnë një deri dy lugë, tri herë në ditë. 

(Kosova Sot Online)