Proshuta, më e shëndetshme sesa frutat e detit?!

  • 06 December 2019 - 09:48
Proshuta, më e shëndetshme sesa frutat e detit?!

Proshuta e gjedhit, e vjetër dhe e mirë përsëri i vë në pah dobitë e saj, por edhe përparësitë sa i përket shëndetit. Në fakt, është konstatuar se frutat e detit përmbajnë më shumë kolesterol sesa proshuta e gjedhit. Për më tepër, ekspertët thonë se proshuta e gjedhit është një aleat i shkëlqyeshëm gjatë mbajtjes së dietës, meqë i kontribuon ndjenjës së ngopjes dhe jep më shumë energji.

Për këtë shkak, ekspertët kanë ardhur deri në përfundim se proshuta e gjedhit është një produkt shumë i rëndësishëm dhe, mbi të gjitha, i shëndetshëm. Proshuta e gjedhit përmban vetëm 2% të yndyrave të këqija, të pangopura, e thartira yndyrore mono të ngopura ka tri herë më shumë sesa që gjenden në frutat e detit. Për këtë shkak, proshuta është e dobishme edhe për ata që janë në dietë. Por, nëse bëni pjesë në grupin e njerëzve që nuk preferojnë proshutën e pjekur, por të freskët, atëherë kini kujdes që, përpos proshutës, të mos përdorni yndyrë tjetër.

(Kosova Sot Online)