Ilaçi çudibërës për luftimin e mbipeshës, shumë shpejt në treg

  • 06 dhjetor 2019 - 12:08
Ilaçi çudibërës për luftimin e mbipeshës, shumë shpejt në treg

Të premten është dhënë aprovimi për përdorimin e një ilaçi që do t'ju ndihmojë të humbni deri në nëntë kilogramë. I përshkruar nga doktorët si ilaç që ua ndryshon jetën, "liraglutide" shumë shpejtë do të fillojë të shitet nëpër barnatore. Për më tepër, disa persona me mbipeshë, të cilët kanë qenë pjesë e kampanjës provuese të ilaçit, kanë humbur aq shumë peshë saqë kanë arritur të ecin për herë të parë në jetën e tyre. Për dallim nga ilaçet e tjera në treg, që janë shumë të rralla, "liraglutide" zvogëlon shtypjen e gjakut, rrit kolesterolin pozitiv në trup si dhe parandalon diabetin.

Mbi të gjitha, ky ilaç bën që "pacienti" të ndihet më mirë pas marrjes së saj, duke bërë që dieta të shndërrohet në kënaqësi. Megjithatë, përkundër aprovimit që e ka marrë ilaçi të premten, një gjë që pritet t'i ndalojë përdoruesit është çmimi i lartë. Pasi që një dozë ditore e kësaj tablete do të kushtojë afro tri euro. Në periudhën provuese, meshkujt dhe femrat që janë injektuar me këtë ilaç, kanë humbur mesatarisht nga nëntë kilogramë për 12 muaj.

(Kosova Sot Online)