Ky ilaç i ri është premtues për personat me migrenë

  • 06 dhjetor 2019 - 23:21
Ky ilaç i ri është premtues për personat me migrenë

Një ilaç i ri për migrenën ka dhënë rezultate premtuese në disa eksperimente të bëra së fundmi.

Ilaçi i quajtur ubrogepant, ka performuar më mirë se sa një plasebo dhe ka më pak rrezik dhe efekte anësore në krahasim me barnat e deritanishme.

Hulumtuesit tregojnë se në eksperimentin e bërë, brenda dy orëve kjo tabletë ishte e aftë që të ndaloj disa kriza të migrenës. Ata thonë se trajtimet akute të migrenës kanë benefite për miliona njerëz, të cilët jetojnë me këtë gjendje.

“Është e mahnitshme të kemi edhe një opsion tjetër trajtimi për migrenën, edhe pse deri tani ekzistojnë disa trajtime të ndryshme për këtë sëmundje”, tha Amaal Starling, asistent profesor i neurologjisë në spitalin Mayo Clinic. 

Pjesëtarët e këtij studimi kanë thënë se arsyeja, se pse ata kanë dashur të zbulojnë edhe një opsion tjetër të trajtimit është, se barnat e deritanishme për disa persona nuk kanë dhënë efekt, ndërsa ata shpresojnë, që ilaçi i tyre do të funksionoj për të gjithë.

Migrena është një sëmundje, e cila manifestohet me dhimbje kronike të kokës. Ajo përfshin disa atake, të cilat mund të zgjasin 4 deri në 72 orë dhe deri tani konsiderohet si e pashërueshme.

(Kosova Sot Online)