Vera si ilaç

  • 07 dhjetor 2019 - 09:39
Vera si ilaç

Vera nuk është vetëm pije dhe ushqim, ajo mundet në masë të madhe të ndihmojë në largimin e dhimbjeve të caktuara, sidomos kur flitet për fytin, gripin, dhimbjet e dhëmbëve ose depresionin. Për verën thuhet se është edhe pije edhe ushqim, e në kombinim me disa bimë, di të jetë edhe ilaç.

INFEKSIONI I FYTIT DHE DHIMBJET E DHËMBËVE

Në një litër verë të ngrohtë të zezë shtoni një lugë mëllagë të bardhë dhe trumzë. E lini të qëndrojë ashtu për pesë minuta. Kjo përzierje ekskluzivisht përdoret për shpëlarjen e gojës dhe fytit, por jo edhe ta pini.

GRIPI

Në një enë ngrohni 60 g sheqer dhe ia shtoni një litër verë të bardhë të ngrohtë. E lini të vlojë edhe pak, të ftohet më pas, shtoni 2 dl rum dhe një vanilje. Këtë "çaj" ta pini ngadalë, disa gllënjka, tri katër herë në ditë.

DEPRESIONI

Dy pjesë barishte i lini të qëndrojnë për një javë në verë të zezë dhe e pini më pas nga një gllënjkë prej 1 dl në ditë, së paku për gjashtë javë rresht.

TENSIONIMET DHE NERVOZIZMI

Përzini borzilokun dhe rozmarinën. Përzierjen e këtyre bimëve e bashkoni me gjysmë litër të ngrohtë. E lini të qëndrojë për një orë. Ta konsumoni nga gjysmë gote para dhe pas shujtave.

(Kosova Sot Online)