Përgatiteni ilaçin kundër ftohjes!

  • 07 dhjetor 2019 - 13:56
Përgatiteni ilaçin kundër ftohjes!

Të gjithë jemi mësuar që pasi të jemi ftohur pak të vrapojmë në barnatore dhe të blejmë disa nga preparatet e shtrenjta që zbutin simptomat. Kjo vetëm për faktin se nuk keni pse askush nuk ua ka thënë të mos shpenzoni aq të holla. Nëse dëshironi që në mënyrë krejt të shëndetshme ta forconi sistemin imun dhe të mposhtni virozën dhe ftohjet, atëherë provojeni këtë recetë të shijshme dhe të thjeshtë nga kuzhina juaj:

PËRBËRËSIT: 6 limonë, 1 hudhër të madhe, 2 lugë xhenxhefil në pluhur, 2 lugë mjaltë, 3 lugë lëng ananasi, ¼ e lugës speca pikant pluhur.

PËRGATITJA:

Në enë për bluarje qëroni gjashtë limonët. Shtoni që të gjithë përbërësit tjerë dhe i përzieni mirë derisa nuk keni një masë të bashkuar. Përmbajtjen ta ruani në enë prej qelqi dhe në frigorifer. Çdo ditë merrni nga katër lugë, derisa simptomat të jenë larguar.

(Kosova Sot Online)