Ndalojeni rrjedhjen e hundës për pesë minuta!

  • 07 dhjetor 2019 - 14:40
Ndalojeni rrjedhjen e hundës për pesë minuta!

Njerëzit shpeshherë nuk e kanë vëmendjen se rrjedhjet e hundës mund të jenë sëmundje serioze. Bërja masazh në pika të caktuara në fytyrë mund t'i ndihmojë organizmit që më shpejt të shërohet, me aktivizimin e forcës së brendshme të organizmit në luftë me rrjedhjet e hundës.

PIKA E PARË

Nëse zgjatni linjën e vetullave, kjo pikë do të gjendet në mënyrë të drejtpërdrejtë pas fillimit të hundës.

PIKA E DYTË

Pikat simetrike në të dyja anët e fytyrës. Janë rreth dy centimetra prej pjesës së jashtme të vetullave. Duhet t'i shtypni njëkohësisht.

PIKA NUMËR TRE

Dy pikët simetrike në fillim të hundës, pranë gropës së syrit. T'ju bëni masazh njëkohësisht. PIKA NUMËR KATËR Pikat simetrike të larguara gjysmë centimetër prej hundës.

SI TA BËNI MASAZHIN?

Të gjitha këto pika duhet t'ju bëni masazh me majën gishtave me nga një minutë. Bëni presion fort, por kurrsesi derisa ndjeni dhimbje. Me rëndësi ta ndjeni presionin.

SI FUNKSIONON KJO?

Mjekësia kineze konsideron se kjo është mjaft e rëndësishme - qarkullimi si duhet i gjakut në muskuj dhe në inde. Nëse diku në trup qarkullimi i gjakut stagnon, atëherë në atë vend shfaqen dhimbje. 


(Kosova Sot Online)