Vuani nga zbokthi? Hiqeni qafe në këtë mënyrë!

  • 07 dhjetor 2019 - 14:43
Vuani nga zbokthi? Hiqeni qafe në këtë mënyrë!

Zbokthi është qeliza e vdekur e lëkurës, që qimja e flokut e largon. Por, a e keni ditur se zbokthi pos në flokë mund të shfaqet edhe në qafë, pas veshëve, në hundë, mjekër, vetulla? Provoni këto receta për të shmangur shfaqjen e zbokthit.

JOGURTI DHE PIPERI I ZI

Përzieni dy lugë të piperit të zi me jogurt. Më pas, këtë masë e vendosni në kokë dhe e shpëlani pas pak me ujë të vakët dhe shampo.

VAJI I ULLIRIT KUNDËR ZBOKTHIT

Para se të shkoni në gjumë, me lëvizje të buta vendosni vaj ulliri në lëkurën e kokës. Shpëlani flokët me shampo të butë në orët e mëngjesit.

LËNGU I LIMONIT DHE VAJI I KOKOSIT

Përzieni një lugë të lëngut të limonit me pesë lugë vaj kokosi. Këtë ilaç e lini të veprojë në lëkurë për 20 deri 30 minuta, e më pas e shpëlani me shampo.

SODA BIKARBONI

Shtoni një lugë sodë bikarboni në shamponë tuaj, në mënyrë që ta eliminoni zbokthin.

ALOE VERA

Përgatitja e xhelit të aloe verës largon zbokthin. E lini të ndikojë në flokë për 15 minuta. Aloe vera përmirëson apo ripërtëritë lëkurën dhe lufton kundër zbokthit. 


(Kosova Sot Online)