4 gjëra që duhen ditur, nëse përdorni shpesh aspirinë

  • 07 dhjetor 2019 - 17:40
4 gjëra që duhen ditur, nëse përdorni shpesh aspirinë

Aspirina njihet si ilaç për sëmundje të ndryshme, por nëse e përdorni për çdo ditë dhe pa konsultim me mjekun, duhet t’i dini disa gjëra për efektet e saj.

1 E rrit humbjen e acidit folik te personat që vuajnë nga artriti. Acidi folik është i nevojshëm për përballje me stresin dhe për sistem të fortë të imunitetit.

2 Aspirina mundet të shkaktojë gjakderdhje në sistemin e tretjes, gjë që shkakton humbje të hekurit. Humbja afatgjatë e hekurit çon drejt anemisë. Nëse keni mungesë të hekurit, duhet të konsumoni suplemente të tij.

3 Aspirina mund ta harxhojë vitaminën B12 te njerëzit me sëmundje të zemrës. Gjithashtu në disa raste mund ta dëmtojë lukthin, organin që ka rol të rëndësishëm në absorbimin e vitaminës B12.

4 Aspirina mund ta harxhojë vitaminën C. Vitamina C është e nevojshme për formim të eshtrave dhe dhëmbëve, tretje dhe formim të rruazave të gjakut. Ndihmon edhe në shërim të plagëve, në prodhim të kolagjenit dhe është esenciale në luftën kundër stresit. 


(Kosova Sot Online)