Zbulohet ilaçi për leukeminë?

  • 08 December 2019 - 18:00
Zbulohet ilaçi për leukeminë?

Deri tani leukemia është konsideruar si pothuajse sëmundje e pashërueshme, nga e cila në vit sëmuret 1.4 për qind e popullatës botërore, por trajtimi më i ri përdor pjesë të sistemit të imunitetit të pacientit, në mënyrë që kjo sëmundje të kalohet shpejt dhe atë me sukses prej 88 për qind. Studimi shkencor i ekipit nga Nju-Jorku është publikuar në zhurnalin 'Science Translation Medicine', ndërsa ka zbuluar që nga 16 njerëz të sëmurë nga leukemia akute limfoblastike me sukses janë shëruar 14 pjesëmarrës të studimit.

Pacienti i parë që e kanë shëruar me sukses me "ilaç të gjallë" tashmë për më se dy vjet nuk ka asnjë gjurmë të leukemisë dhe jeton dhe punon në mënyrë normale. Udhëheqësi i studimit, Dr. Renier Brentjens, nga reparti për terapi qelizore në spitalin 'Memorial Sloan Kettering Centre' në Nju-Jork, mendon se ky është vetëm fillimi i shërimit të suksesshëm të leukemisë. Procesi i shërimit fillon me ndarjen e limfociteve T nga palca e eshtrave të pacientit. Këto qeliza luajnë rol të rëndësishëm në punën e sistemit të imunitetit, e pas izolimit të limfociteve T mjekët në mënyrë gjenetike i ndryshojnë për t'u përqendruar në luftën kundër kancerit të gjakut. Pas kësaj pacientët pranojnë doza të ilaçit personal të gjallë deri në momentin kur leukemia zhduket nga organizmi. 

(Kosova Sot Online)