Studimet zbulojnë se vëllezërit dhe motrat me autizëm kanë gjene të ndryshme të rrezikshme

  • 10 December 2019 - 10:38
Studimet zbulojnë se vëllezërit dhe motrat me autizëm kanë gjene të ndryshme të rrezikshme

Përderisa shkaqet e sakta të autizmit ende mbeten të panjohura, studiuesit janë marrë me një numër të madh të gjeneve me këtë çrregullim, e shumica prej tyre duket se trashëgohen. Nocioni më i popullarizuar tregon se te vëllezërit apo motrat që trashëgojnë autizmin kanë të njëjtat gjene të rrezikshme sikurse prindërit. Por, befasisht studimi më i ri - një ndër studimet e mëdha për autizmin - zbulon se ky nuk mund të jetë shkasi.

Studimi i cili është publikuar në revistën "Nature Medicine", udhëhequr nga dr. Stephen Scherer, vë në pikëpyetje nëse autizmi është tipik trashëgues apo vjen si rezultat i diçkaje tjetër. Autizmi prek 1 në 68 fëmijë në Amerikë dhe është më i shpeshtë te djemtë sesa te vajzat. Studime të shumta kanë pohuar se ai trashëgohet. Në bazë të "Centers for Disease Control and Prevention", shkencëtarët kanë treguar se nëse një binjak identik ka autizëm, binjaku tjetër, prej 36-95 për qind ka gjasa të zhvillojë autizmin.

(Kosova Sot Online)