Ushqimet e yndyrshme, që janë shumë të shëndetshme

  • 10 December 2019 - 11:29
Ushqimet e yndyrshme, që janë shumë të shëndetshme

AVOKADO

Avokadot cilësohet të jenë një superushqim. Një avokado e mesme posedon rreth 23 gramë yndyra, por bëhet fjalë për yndyra të shëndetshme. Avokado është ndryshe nga të gjithë frutat tjerë. Shumica e frutave posedojnë shumë karbohidrate, avokado posedon yndyra.

DJATHI

Djathi posedon vlera të larta ushqyese. Shpeshherë dhe pa të drejtë "akuzohet" se është ushqim me shumë yndyrë. Përderisa është e vërtetë se djathi posedon yndyrë, ata po ashtu janë të pasur me përbërës tjerë shumë ushqyes. Djathi është burim i shkëlqyeshëm për kalcium, vitamina B12, fosfor dhe selen, proteina dhe nutriente tjera.

ULLINJTË E ZI

Një gotë me ullinj të zi përmban 15 gramë yndyrë, por përsëri, posedon edhe yndyra të shëndetshme. Plus, pa marrë parasysh se çfarë lloji të ullinjve ju konsumoni, ata posedojnë edhe vlera tjera ushqyese, si hidroksitirosoli, fitonutrient ky i cili ndërlidhet me parandalimin e kancerit. Po ashtu, duhet pasur kujdes me sasinë, pasi që ullinjtë janë të pasur me sodium.

SALMONI

Salmon, trofta, sardelet, harenga, janë disa ushqime që shumica e nejçëve pajtohen se janë ushqim i shëndetshëm, me gjithë se posedojnë yndyrë. Këto lloje të peshkut janë të pasura me aminoacide omega-3, proteina me cilësi të lartë dhe lloje të ndryshme të nutrienteve. Studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë mishin e peshkut janë më të shëndetshëm, në krahasim me njerëzit tjerë që nuk e konsumojnë.

ÇOKOLLATA E ZEZË

Çokollata e zezë është një nga ushqimet e rralla dhe shumë të shëndetshme që kanë shije të mirë. Një pjesë çokollatës posedon rreth 9 gramë yndyrë. Çokollata është e pasur me yndyra të shëndetshme. Kakao është një flavanoid, që vepron si një antioksidues. Çokollata e zezë po ashtu përmban magnez, hekur, bakër dhe mangan.

ARRAT

Janë ushqim i pasur me yndyrë dhe me fibra, e po ashtu edhe me lloje të ndryshme të proteinave. Arrat posedojnë sasi të lartë të vitaminave E, e po ashtu edhe magnez, një mineral ky që shumica e njerëzve nuk e kanë mjaftueshëm. Studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë arra janë më të shëndetshëm dhe janë më pak të rrezikuar nga lloje të ndryshme të sëmundjeve.

(Kosova Sot Online)