Lëngu që parandalon gripin

  • 10 December 2019 - 14:59
Lëngu që parandalon gripin

Ndryshimet e shpejta të motit dhe stresi i përditshëm gjithsesi se ndikojnë në shëndetin e njerëzve. Por, mos u brengosni shumë! Ju paraqesim recetën, e cila do të ndikojë që viruset dhe bakteret t'ju shmangin në spektër të gjerë. Supa prej hudhrës, xhenxhefilit, piperit, qepës së kuqe dhe disa përbërësve të tjerë do t'jua forcojnë organizmin dhe ngritin imunitetin.

PËRBËRËSIT:

- 3 litra ujë; - 2-3 thelpinj të hudhrës; - 1-2 lugë xhenxhefil të copëtuar; - 1 lugë piper të zi; - 2 karota (të paqëruara dhe të ndara në gjysmë); - 1 pjesë selino; - 1/4 qepë të kuqe; - 1 pjesë rozmarinë; - lëng nga gjysmë limoni.

PËRGATITJA:

Krejt përbërësit (pos lëngut të limonit) i vendosni në enë dhe i mbuloni. E lini të vlojë e më pas zvogëloni zjarrin. Le të qëndrojë ashtu për një orë. Më pas e vendosni në enën tjetër. Qëroni perimet. Kjo përzierje parandalon, zbut dhe shëron ftohjen, virozën dhe gripin. Këtë lëng po ashtu mund ta përdorni për përgatitjen e shumë gjellëve. Kini kujdes që ena të jetë e mbuluar mirë, në mënyrë që përbërësit e shëndetshëm të mos largohen përmes avullit. Pasi të jetë ftohur, shtoni krejt në fund edhe lëngun nga gjysmë limoni. 

(Kosova Sot Online)