Aguliçja ruan mushkëritë

  • 10 December 2019 - 17:20
Aguliçja ruan mushkëritë

Njëra prej lajmëtareve të para të pranverës është aguliçja (Primula officnalis), ndërsa njihet si ilaç kundër kollës, bronkitit dhe ftohjes. Është e pasur me saponizide, enzima, minerale dhe acide esenciale, përdoret në raste të migrenës, pagjumësisë, reumës. E zbut lodhjen pranverore, që karakterizohet me lodhje të shpejtë, marramendje, përgjumësi dhe depresion, e paraqitet në ditët e para me diell te shumë persona. Kjo bimë më së shpeshti përdoret për trajtim të sëmundjeve të mushkërive dhe rrahjeve të çrregullta të zemrës.

Nuk u rekomandohet shtatzënave dhe nënave, që ushqejnë fëmijët me gji, për shkak të saponinës, e cila mund të shkaktojë pasoja të padëshiruara. Për qëllime shëruese përdoret rrënja e tharë, fletët dhe lulet që mblidhen vetëm gjatë motit me diell dhe thahen për një ditë në një vend të ngrohtë dhe të ajrosur. Fletët mblidhen derisa lulëzon bima dhe thahen 3-4 ditë. Rrënja mund të nxirret në atë kohë ose në vjeshtë. Në mjekësinë popullore përdoret si shurup për sekretim të mukozës nga fyti dhe mushkëritë. Çaji nga kjo bimë ndikon në rast të dhembjes së kokës dhe marramendjes, ndërsa e qetëson edhe nervozizmin. Kur përzihet me mjaltë ndihmon në mënjanimin e gurëve nga veshkat. 


(Kosova Sot Online)