Zbulohet ilaçi për tullacët

  • 11 December 2019 - 10:02
Zbulohet ilaçi për tullacët

S hkencëtarët nga një universitet amerikan kanë deklaruar se kanë bërë një hap të madhe dhe një përparim të lartë që do të thotë se do të zgjidhin problemin e meshkujve, të cilët vuajnë nga mungesa e flokëve, tullacja. Secilit mashkull, pa marrë parasysh vitet, i është i njohur ndjenja kur me nervozizëm në pasqyrë e dallon se ka humbur një sasi të konsiderueshme të flokëve. Për fat të mirë, kjo do të mund t'i kalojë të kaluarës, sipas shkencëtarëve nga Instituti hulumtues mjekësor në Orlando. Ata ia kanë dalë që të mundësojnë rritjen e qimeve duke përdorur qelizat amë të njeriut.

Tentimet e më parme nuk kishin pasur sukses, në krijimin e qelizave dermale, papiloma - të cilat janë shumë të rëndësishme në krijimin e folikulave - suksesi kishte munguar pasi që ata kanë provuar që nga vetëm një qelizë të formojnë numrin e madh të papilomave. Teknika e re nënkupton prodhimin e më shimë qelizave nga qelizat amë. Shkencëtarët në Orlando, si dhe të gjithë meshkujt që vuajnë nga një problem si tullacëria, shpresojnë se kjo mënyrë do të sjellë deri te një transplanto më efektiv i flokëve të njerëzit.

(Kosova Sot Online)