Mungesa e vitaminave D në shtatzëni ndërlidhet me lindje të parakohshme

  • 11 December 2019 - 10:11
Mungesa e vitaminave D në shtatzëni ndërlidhet me lindje të parakohshme

Mungesa e vitaminave D te shtatzënat ndërlidhet me rrezikun e shtuar për lindje të parakohshme. Të dhënat e grumbulluara nga 3.200 të anketuara tregojnë se si shtatzënat me përqendrim të ulët të vitaminave D në gjak kishin 1.5 herë më shumë gjasa që të lindin para javës së 37 të shtatzënisë.

Shkencëtarët amerikan nga universiteti në Pitsburg, përmendin se si mungesa e vitaminave D dhe lindja e parakohshme ishte e pranishme, pa marrë parasysh faktorët tjerë, si duhani apo mbipesha. Në bazë të sugjerimeve të tyre, shtatzënat do të duhet të shtojnë 600 njësi të vitaminave D në ditë. Me ekspozimin ndaj rrezeve të diellit, burim për vitamina D mund të jenë edhe disa lloje të mishit të peshkut.

(Kosova Sot Online)