Recetat natyrale, që shërojnë kollën, reumën, lythat, të thatit në lëkurë, të harruara

  • 11 dhjetor 2019 - 13:35
Recetat natyrale, që shërojnë kollën, reumën, lythat, të thatit në lëkurë, të harruara

Këto receta përgatiten në mënyra të ndryshme, varësisht nga bima që e përdorni, por më së shpeshti duhet që bima e bluar të përzihet me ujë të vluar.

KOMPRESA ME FARA TË LIRIT

Në 0.6 l ujë të vendosni 200 g fara të lirit që të vlojnë. Masën e fituar e vendosni në peshqir, e më pas e vendosni në ballë. Kur të jetë ftohur, e zëvendësoni me një të ngritë. Tretmani duhet të zgjasë nga 30 deri 60 minuta.

KOMPRESA NGA PATATET - KUNDËR KOLLËS DHE BRONKITIT

Rreth gjashtë patate të nxehta i përzieni në një letrës, e më pas në një peshqir dhe i shtypni q të gjithë. Këtë masë më pas e vendosni në gjoks, e mbuloni dhe e mbani për aq kohë sa kompresa të jetë e ngrohtë.

KOMPRESA KUNDËR REUMËS

Në një litër ujë vendosni nga një grusht gjethe të sherbelës, lule të kamomilit, trumzë dhe të gjitha këto i zieni për dhjetë minuta. Më pas lyeni peshqirin me këtë masë dhe e vendosni në vendin ku ndjeni dhimbjet. Përmbi të vendosni najlon dhe e mbuloni. Kompresën e mbani për një orë, e sipas nevojës këtë mënyrë mund ta përsëritni.

KOMPRESA KUNDËR LYTHAVE

Një pjesë të bukës së zezë e futni në uthullën e mollës dhe më pas e vendosni në lyth. Pjesën e bukës së zezë ta largoni atëherë kur të jetë tharë, e këtë ta aplikoni deri në momentin kur ta vëreni se lytha është larguar.

KOMPRESA NGA LAKRA JESHILE

Kjo përdoret në rast se keni dhimbje në shpinë, bërryla apo gjunjë. Përmbi fletës së lakrës jeshile, apo edhe laktës së bardhë, kaloni me një shishe të qelqit derisa të rrjedhë pak lëng. Më pas këtë fletë të lakrës e vendosni në vendin ku i ndjeni dhimbjet dhe e fiksoni me një shami.

KOMPRESA KUNDËR TË THATIT NË LËKURË

Në gjysmë kilogramë të dyllit të shkrirë shtoni rreth dy kilogramë mjaltë dhe gjithçka përzieni mirë. Kjo masë të vendoset dy herë në ditë, sikurse melhemi përmes fashës.

(Kosova Sot Online)