Si ta ruani shikimin e mirë?

  • 12 December 2019 - 10:05
Si ta ruani shikimin e mirë?

Mos shikoni tepër në monitor, mbani syze për diell me mbrojtje kundër rrezeve ultravjollcë dhe mos e teproni me përdorimin e pikave. Nëse respektoni këto udhëzime jeni në rrugë të mirë. Për të ruajtur shikimin e mirë, duhet të mundoheni paksa. Së pari, mbroni sytë nga rrezet e dëmshme të diellit. Ekspozimi ndaj këtyre rrezeve dëmton kornenë e syrit dhe shton rrezikun nga shfaqja e kataraktës.

Nëse nuk i mbroni, shtoni rrezikun që të prekeni nga kanceri i kapakëve të syrit. Madje edhe gjatë ditëve me vranësira, rrezet ultravjollcë ia dalin ta gjejnë një mënyrë të depërtojnë. Nuk do të duhej që në masë të madhe të përdorni pika për sy. Janë të shkëlqyeshme në largimin e lodhjes, por nuk zgjat përgjithmonë. Tkurrin enët e gjakut, por se pezmatimi kthehet shpejt dhe enët e gjakut fillojnë përsëri të zgjerohen.

(Kosova Sot Online)