Lloje të ndryshme të depresionit ndërlidhen me inflamacione në tru

  • 12 December 2019 - 10:16
Lloje të ndryshme të depresionit ndërlidhen me inflamacione në tru

Depresioni klinik shoqërohet me 30 për qind të inflamacionit në tru, thuhet në studimin i cili është publikuar në "Jama Psychiatry". Inflamacioni është përgjigja natyrale ndaj sistemit imun për të infektuar apo për të sëmurë. Trupi shpeshherë përdor inflamacionin për ta mbrojtur veten e tij. Sido që të jetë, sasia e tepruar e inflamacionit nuk sjell ndihmë dhe mund të dëmtojë. Faktet sugjerojnë se inflamacionet mund të nxitin disa simptoma depresive, duke filluar me uljen e disponimit, humbjen e oreksit dhe reduktimin e mundësisë së gjumit.

Ajo me çfarë ishte marrë studimi ishte nëse inflamacioni është shkaktar i depresionit klinik apo sëmundjeve tjera psikike. Hulumtuesit nga Kanada kanë përdorur tomografinë për të skanuar trurin e 20 pacientëve me depresion dhe 20 pjesëmarrësve të shëndetshëm. Ekipi kishte matur aktivizimin e mikroglisë - qelizës imune që luan rol në përgjigjen e inflamacionit të trurit. Tomografia ka treguar se inflamacione të ndryshme në trurin njerëzve me depresion dhe inflamacioni nuk ishin prezent midis pjesëmarrësve me lloje të ndryshme të depresionit.

(Kosova Sot Online)