Keni ndjenjën e lodhjes së përhershme? Ja fajtorët!

  • 12 December 2019 - 17:33
Keni ndjenjën e lodhjes së përhershme? Ja fajtorët!

Ju ndjek si hije ndonjëherë ndjenja se jeni të lodhur, apo se nuk keni fjetur aq sa duhet. Humbja e energjisë mund të jetë pasojë e disa faktorëve

KAFENË E PINI TEPËR HERËT

Porsa të jeni zgjuar, niveli i energjisë është i lartë. Pra, është vetëm mit se porsa të zgjoheni keni nevojë për kafe. Madje, këtë nuk duhet ta bëni një orë pasi të jeni zgjuar. Kafenë ta pini dy apo tri orë pas zgjimit. Kafeja ju ndihmon që energjinë ta mbani në nivelin mesatar për një kohë të gjatë.

HANI SHUMË PAK KAFJALL!

Nëse hani shumë pak kafjall apo e anashkaloni, vetes nuk ia bëni një shërbim. Në fakt, nëse hani vetëm jogurt dhe pemë dhe mendoni se po hani shujtën e duhur, kjo është e vërtetë, por kjo sasi është e mangët për fuqinë që ju nevojitet. Se kafjalli është shujta më e rëndësishme në ditë është shumë e vërtetë. Provoni që të hani kafjall të shëndetshëm, le të përmbajë rreth 15 gramë proteina, 2,5 gramë fibra dhe pak yndyra të shëndetshme.

PASI JENI ZGJUAR, KONTROLLONI POROSITË ELEKTRONIKE

Një nga shprehitë e dëmshme të kohës moderne është posta elektronike. Dikush këtë e bën në shtrat në telefon e të tjerët porsa të jenë zgjuar. Provojeni që këtë ta bëni në vendin e punë.


(Kosova Sot Online)