Ndryshimi i dopaminës paralajmëron autizmin

  • 13 dhjetor 2019 - 11:29
Ndryshimi i dopaminës paralajmëron autizmin

Studimet e reja sugjerojnë se ndryshimi i funksionimit të dopaminës kontribuon në paraqitjen e autizmit. Dy variacione të ndryshme të trashëguara gjenetike në dy familje të ndryshme me fëmijë me çrregullime të spektrit të autizmit (ASD), kanë rezultuar me ndryshimin e njëjtë në funksionimin nervor dhe në sjellje, thonë shkencëtarët në revistën e re "EBioMedicine".

Ky është raporti i parë rreth dy variacioneve të ndryshme të shoqëruara me ASD që rezultojnë me ndryshime të njëjta nervore dhe të sjelljes, thonë Aurelio Galli, Ph.D., profesor i fiziologjisë molekulare dhe i psikiatrisë, si dhe autorët e tjerë të punimit, Kevin Erreger, Ph.D., dhe Heinrich J.G. Matthies, Ph.D. Aktualisht janë duke u bërë eksperimente në minj. Dopamina është një neurotransmetues që ka të bëjë me sjelljet e shpërblimit, duke përfshirë edhe apetitin, adikcionin dhe ndërveprimin shoqëror.

(Kosova Sot Online)