Vezët mund ta reduktojnë rrezikun nga demenca

  • 15 December 2019 - 17:35
Vezët mund ta reduktojnë rrezikun nga demenca

Shkencëtarët janë duke hulumtuar nëse konsumimi i vezëve mund ta parandalojë humbjen e memories dhe ta reduktojë rrezikun nga demenca. Në studimin gjashtëmujor amerikan, gjysma e pjesëmarrësve do të konsumojnë dy vezë në ditë, dhe do të krahasohen me grupin kontrollues, që nuk do të konsumojë vezë. Të dy grupet do të testohen për memorie, gjykim, rrjedhshmëri verbale dhe spektër të vëmendjes.

Një rënie në këto është faktor i madh i rrezikut nga zhvillimi i demencës më vonë në jetë. Vezët janë në mesin e burimeve më të mira të dy antioksiduesve, luteinës dhe zeaksantinit, për të cilat studime të mëhershme sugjerojnë se e përmirësojnë funksionin njohës. Hulumtuesit, nga universiteti 'Tufts' në SHBA, presin se do të bëhet një rritje e dukshme në funksionimin mendor në grupin, që do të konsumojë vezë. 

(Kosova Sot Online)