Zbutini dhimbjet e sinuseve me vezë të ziera

  • 16 December 2019 - 14:22
Zbutini dhimbjet e sinuseve me vezë të ziera

Inflamacionet e sinuseve shfaqen në mot të ftohtë. Nuk duhet ta kuptoni si diçka të lehtë, pasi mund të shndërrohet në sëmundje kronike. Derisa nuk keni vendosur të shkoni te mjeku, apo derisa ilaçi që e keni marrë nuk ka filluar ende të veprojë, mundeni që vetes t'ia pakësoni dhimbjet me mënyra alternative të shërimit.

Krejt çfarë ju nevojitet janë vezët e ziera dhe një peshqir. Vezën porsa të zier, e futni në peshqir, e më pas e vendosni në ballë, midis syve. Sa më e ngrohtë të jetë veza, më i fortë është efekti. Mbajeni aty derisa të jetë ftohur.

(Kosova Sot Online)