Këtë nuk jua thonë në barnatore: 6 ilaçet që i keni në shtëpi

  • 16 December 2019 - 14:33
Këtë nuk jua thonë në barnatore: 6 ilaçet që i keni në shtëpi

Në dollapin tuaj ku mbani ilaçet duhet pasur fashë dhe tableta të ndryshme kundër dhimbjeve. Mirëpo, ka shumë mënyra për t'u shëruar, pa përdorur tabletat, përmes ilaçeve që i keni në kuzhinën tuaj.

JOGURTI LARGON ERËN E KEQE NGA GOJA

Kur flasim për jogurtin, ekzistojnë me miliona lajme për vetitë e mira shëruese që na i dhuron, veti shëruese që i dhuron organizmit tonë. Përveçse është i shëndetshëm, jogurti po ashtu zbut edhe urthin, apo djegiet në gjoks, por edhe e largon aromën e keqe nga goja. Kulturat bakteriale në jogurt shkatërrojnë hapësirat ku zhvillohen bakteret që janë më meritore për aromën e keqe nga goja. Hidhni edhe fruta mali në jogurt.

ÇAJI NGA MENTA

Ky lloj i çajit është i pasur me shumë veti shëruese, përfshirë këtu përbërësit që luftojnë viruset sezonale, por është i shkëlqyeshëm edhe në shërimin e urdhjes. Mjafton që një ujin e ngrohtë të hidhni dy lugë me mentë, të freskët apo të thatë. Po ashtu, me këtë përzierje mund të shëroni plagët ndryshme, por kujdes të mos jetë i nxehtë.

VAJI I ULLIRIT LARGON RRUDHAT DHE NJOLLAT

Vetitë e dobishme të vajit të ullirit për shëndetin janë të shumta, por përdoret edhe në industrinë e kozmetikës. Tek irritimet e lëkurës zbut dëmet tashmë të krijuara në lëkurë, por njëkohësisht edhe ushqen lëkurën tonë. Është i pasur me antioksidues, kështu që është mjaft i nevojshëm për largimin edhe të rrudhave dhe njollave ezmere.

NJË LUGË SHEQER KUNDËR LEMZËS

Lemza, të gjithë e dimë sa e mërzitshme që është. Krejt çfarë ju nevojitet është një lugë sheqer nën gjuhë dhe kështu do ta ndaloni lemzën. Besohet se sheqeri ndikon mirë në nerva dhe ju dërgon sinjale muskujve që ndikojnë në diafragmë, e cila është përgjegjëse për ngërçet, që janë përgjegjës për lemzën.

MUZIKA PËR ZEMËR

Nëse për gjysmë orë dëgjoni muzikë të qetë, atëherë kjo ndikon të keni shtypje normale të gjakut, ta ulni shtypjen e lartë, e gjithë kjo ndikon në punën normale të zemrës. Një gjë e tillë është vërtetuar nga hulumtuesit e Universitetit në Firencë. Personave me shtypje të lartë të gjakut ata u kishin lëshuar muzikë, që u kishte ndihmuar atyre, krahas ilaçeve, në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

LIMONI DHE ULLINJTË LARGOJNË MUNDIMET

Tanina në ullinj pakëson sekretimin e pështymës, kështu që janë shpëtim i vërtetë për të gjithë ata njerëz për të cilët mundimet dhe të vjellat shfaqen gjatë udhëtimeve me veturë apo me autobus. Pra, para se të niseni për rrugë, hani disa ullinj, por edhe mollët, po ashtu, janë treguar si shumë efikase në parandalimin e mundimeve dhe të vjellave.

(Kosova Sot Online)