Ilaçet natyrale kundër teshtitjes

  • 16 December 2019 - 14:54
Ilaçet natyrale kundër teshtitjes

Prej viruseve mund të mbroheni me ndihmën e artikujve ushqimorë që i keni në shtëpi. Kur të ndjeni simptomat e para të sëmundjes, pini gjysmë gote me ujë, në të cilën keni derdhur pesë pika jod. Te temperatura ndihmojnë kompresat me patatet të freskët e të papërpunuar. Në vijim ju paraqesim edhe disa ilaçe natyrale kundër teshtitjes, e cila këto ditë është më se e pranishme.

NDIHMON ÇAJI ME XHENXHEFIL

Nëse vuani nga teshtitja, si pasojë e ftohjeve dhe viruseve sezonale, atëherë pini çaj të ngrohtë me xhenxhefil dhe mjalti. Është mirë që çajin ta përgatisni porsa t'i ndjeni simptomat e para të ftohjes dhe gripit. Përgatitet në mënyrë të thjeshtë: bluani rrënjën e xhenxhefilit për të mbushur gjysmën e gotës, e pjesën tjetër e mbushni me mjaltë. Kur ta keni vluar ujin, aty hidhni gjysmë luge nga kjo përzierje.

HUDHRA SI PREVENTIVË

Teshtitja mund të parandalohet edhe duke ju bërë masazh pikave të caktuara në fytyrë. Nëse kjo nuk ju shkon për dore, atëherë përgatisni preparatin kundër saj. Përzieni tetë thelb të hudhrës me gjysmë limon të bluar me lëvore. I derdhni ujin e ftohtë që paraprakisht ishte vluar dhe mbani në vend të errët e të ftohtë për disa ditë. Merrni një lugë në ditë, para ushqimit.

(Kosova Sot Online)