Tri lloje të ushqimeve, që përkeqësojnë ftohjen

  • 17 December 2019 - 09:34
Tri lloje të ushqimeve, që përkeqësojnë ftohjen

Ndoshta keni pranuar vaksinën kundër gripit, ndoshta pastroni duart njëqind herë në ditë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të merrni ndonjërin nga viruset që po qarkullojnë. Shmangni këtë ushqim, nëse nuk dëshironi më gjatë të jeni më të sëmurë sesa që jeni në fakt.

LËNGJET DHE PIJET E TJERA TË ËMBLA

Lëngjet plot me sheqer nxitin inflamacionet, të cilat e dobësojnë luftën e organizmit kundër infeksionit. Kjo vlen edhe për ushqimin që përmban sheqer, si ëmbëlsirat, bonbonet. Në vend të kësaj, pini çaj me pak sheqer dhe ujë të thjeshtë.

PRODHIMET E QUMËSHTIT

Ndoshta keni dëgjuar se qumështi, jogurti dhe prodhimet e ngjashme nuk shkaktojnë formimin e mukozës, por te disa njerëz që mukozën tashmë e kanë në fyt, mund ta bëjë më të trashë dhe më vështirë të durueshme. ALKOOLI Tashmë po e ndieni se po ju kap sëmundja, por nuk hiqni dorë që të shkoni për pije pas punës. Alkooli shkakton inflamacion, që dobëson rruazat e bardha të gjakut, duke bërë që trupi t'i nënshtrohet sëmundjes. Alkooli ju dehidron edhe më shumë, e nëse nuk dëshironi që në mëngjes të zgjoheni me dhimbje, shmangni alkoolin.

(Kosova Sot Online)