Mënyra e re për shërimin e tumorit në mëlçi, pa ndërhyrje operuese

  • 17 December 2019 - 09:36
Mënyra e re për shërimin e tumorit në mëlçi, pa ndërhyrje operuese

Këtu bëhet fjalë për të ashtuquajturin amputim të tumorit të mëlçisë, me ç'rast në mënyrë të drejtpërdrejtë në tumor, me kontrollin e ultrazërit, injektohet një sasi absolute e alkoolit. Pas tretmanit, vjen deri te vdekja e qelizave tumorale.

Sipas mjekëve, i gjithë tretmani zgjat rreth njëzet minuta, e pacienti që në ditën vijuese mund të shkojë në shtëpi. Një përparësi shtesë është se ky tretman mund të përsëritet aq herë sa nevojitet derisa të hiqet në tërësi tumori. Sipas mjekëve, edhe pse bëhet fjalë për një tretman, që nuk mund të aplikohet te të gjithë, ky amputim ose shërohet në përgjithësi ose zgjat jetën e pacientit.

(Kosova Sot Online)