Perimet, që zvogëlojnë rrezikun nga kanceri në lukth

  • 17 December 2019 - 09:44
Perimet, që zvogëlojnë rrezikun nga kanceri në lukth

Antioksiduesi shumë i rëndësishëm, vitamina C, është zbuluar në patate, lakër jeshile, lakër dhe selino. Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që hanë perime të bardha më pak rrezikohen nga kanceri në lukth. Studimet kanë treguar se konsumimi i patates dhe qepës zvogëlon gjasat për kancerin në lukth, përderisa birra dhe pijet alkoolike e shtojnë këtë rrezik.

Çdo ditë kanceri në lukth vret 13 persona në Britani, e për 10 vjet, përqindja e atyre që e mbijetojnë këtë sëmundje është vetëm 10 për qind. Lakra, lakra jeshile dhe selino po ashtu janë masë e mirë preventive për këtë lloj të kancerit. Për të gjitha perimet konsiderohet se janë të pasura me vitamina C, që veprojnë si antioksidues kundër stresit në stomak. Konsumimi i rreth 50 gramë të kësaj vitamine për 8 për qind e pakëson rrezikun nga kanceri i lukthit.

(Kosova Sot Online)