Gjashtë ilaçe natyrale kundër dhimbjeve

  • 18 December 2019 - 09:45
Gjashtë ilaçe natyrale kundër dhimbjeve

Në vend se të merrni menjëherë tableta,provoni që problemin ta zgjidhni përmes ilaçeve natyrale.Kolla,bllokimi i sinuseve dhe dhimbjet e kokës janë pjesë përbërëse e ftohjeve sezonale dhe llojeve të ndryshme të gripit.Ja pesë ilaçet natyrale që "fshihen" në shtëpinë e secilit..

ORIGANO, KUNDËR KOLLËS

Çaji, limoni dhe mjalti janë një trio e rëndësishme në luftën kundër ftohjeve. Mirëpo, nëse ju dhëmb fyti dhe ju mundon kolla, do t'ju ndihmojë nëse në gojë futni ujin e thjeshtë të ngrohur, të cilit i keni shtuar dy deri tri pika vaj esencial të origanos.

MENTA, KUNDËR SINUSEVE TË BLLOKUARA

Nëse keni probleme me bllokimin e sinuseve, e sidomos gjatë kësaj periudhe kohore, vjeshtëdimër, merrni freskues të ajrit. Këto aparate shtojnë lagështi në hapësirat e ngrohta dhe të thata, si dhe po ashtu janë shpëtim për organet e frymëmarrjes. Bllokimet e sinuseve, nga ana tjetër, hapen edhe prej xhelit në bazë të mentës, që duhet ta lyeni në hapësirat e gjoksit apo t'i vendosni disa pika pranë vrimave të hundës.

LIVANDA, KUNDËR DHIMBJEVE TË KOKËS

Po e ndjeni fillimin e dhimbjeve të kokës - thithja e aromës së vajit të livandës relakson muskujt e tensionuar në krahasor dhe pakësohen dhimbjet. Hulumtimet e fundit amerikane, të publikuara në revistën "Neurology", tregojnë se parandalimin e migrenës së fortë për çdo ditë mund ta pakësoni duke marrë suplemente të bimës "butterbur" (lat. Petasites hybridus), nga 40 gramë.

JOGA, KUNDËR PAGJUMËSISË

Një studim amerikan ka treguar se aplikimi i përditshëm i jogës pakëson pagjumësinë te personat e moshës së tretë. Të anketuarit që kishin aplikuar ushtrime të ndryshme për gjashtë muaj rresht kishin fjetur dhjetë minuta më herët dhe kishin fjetur nga një orë më herët, në krahasim me personat e së njëjtës moshë që nuk ishin marrë me këtë aktivitet.

AKULLI, KUNDËR INFLAMACIONEVE TË MUSKUJVE

Mjeku i njohur amerikan, Fred Peskatore, thekson se në disa raste recetat më të thjeshta janë ilaçi më i mirë. Për t'i parandaluar dhimbjet në muskuj pas ushtrimeve, mjeku amerikan sugjeron kompresat me akull. Në zvogëlimin e dhimbjeve ndikon edhe një banjë e shpejtë me ujë të ftohtë.

KURKUMA, KUNDËR DEPRESIONIT DIMËROR

Kundër depresionit dimëror, mund të luftoni me kurkumë. Indianët kanë bërë një studim të madh, i cili më pas kishte vërtetuar se kjo erëza indiane aromatike, me ngjyrë të verdhë të fortë, ngrit disponimin te ata persona që e konsumojnë rregullisht, si dhe ka ndikim të ngjashëm sikurse disa ilaçet mjekësore kundër depresionit.

(Kosova Sot Online)