Proteinat nga hirra shtojnë hormonet që e zvogëlojnë oreksin

  • 19 December 2019 - 11:46
Proteinat nga hirra shtojnë hormonet që e zvogëlojnë oreksin

Marrë parasysh faktin se është e pasur me pak yndyrë dhe kalori, e pasur me shumë nutriente të rëndësishme, hirrën ia vlen të klasifikohet në ushqimin për dietë, përmes së cilës ia dilni ta ruani linjën vitale. Në bazë të studimeve, proteinat nga hirra shtojnë nivelin e hormoneve që e pakësojnë oreksin dhe kështu e zbutin ndjenjën e urisë.

Nutricistët theksojnë se konsumuesit më të mëdhenj të hirrës së zakonshme, si dhe asaj pluhur janë sportistët. Studime të shumta tregojnë se konsumimi i hirrës në kombinim me ushtrimet e shtojnë masën muskulore. Me këtë rast, si dozë optimale është treguar ajo prej 1,2 deri 1.5 gramë proteina të hirrës për kilogram të masës trupore. Nutricistët theksojnë se hirra është e pasur me tri lloje të proteinave: koncentrat, izolat dhe hidrolizat.

(Kosova Sot Online)