Ushqimet më të shëndetshme për stinën e dimrit

  • 19 December 2019 - 11:48
Ushqimet më të shëndetshme për stinën e dimrit

Gjatë verës kemi nevojë për ushqim më të lehtë, që na siguron sasinë e mjaftueshme të ujit, këtë e dimë të gjithë.Por, a e dini se cilat janë ato ushqime dimërore që na ndihmojmë ta mbrojmë organizmin tonë nga viruset dhe ftohjet? Megjithëse dimrit ekzistojnë më pak ushqime në krahasim me verën apo pranverën, ne ju paraqesim ushqimet më të shëndetshme për stinën e dimrit, që ju sigurojnë vitaminat dhe mineralet e nevojshme për ta mposhtur gripin dhe ftohjen.

SHEGA

Është një artikull që zbukuron raftet dhe, përveçse është e shijshme dhe gjellëve, ju ofron shumë freski dhe përmban edhe materie ushqyese, që janë me rëndësi për shëndetin në përgjithësi. Lëngu i shegës është shumë i pasur me antioksidues dhe vetëm një gotë në ditë parandalon radikalët e lirë ta oksidojnë kolesterolin e keq, që ndikon në formimin e droçkave në arterie. Një studim ka vërtetuar se duke konsumuar lëngun e shegës përmirësojmë qarkullimin e gjakut që ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Gjatë gjithë dimrit mund të hasni në lakrën jeshile, spinaq, dhe do të ishte e udhës që këto ushqime t'i konsumoni në sasi sa më të madhe të mundshme, sidomos gjatë dimrit. Ajo që është mirë për dimër është se të ftohtit e pakëson shijen e hidhur të lakrës jeshile, që e bën edhe më të shijshme për konsumim. Këto perime janë të pasura me vitamina K, C dhe A, përmbajnë edhe folate, që janë të rëndësishme te gratë shtatzëna dhe foshnjat e porsalindura.

AGRUMET

Mandarinat, limoni, portokajtë, grejpfruti, janë pemë që pa kurrfarë problemi i gjejmë edhe gjatë stinës së dimrit. Janë shumë të shëndetshme, marrë parasysh faktit se janë pasura me vitamina C, e vetëm një portokall i madhësisë mesatare ju siguron më shumë se 100 për qind të dozave ditore të nevojshme të kësaj vitamine. Agrumet janë të pasura edhe me flavonoide, dominon ajo me emrin hesperidinë, për të cilën njihet se rrit kolesterolin e mirë, e pakëson atë të dëmshmin.

PATATET

Patatja është ushqim që si pasojë e niseshtesë është në zë të keq, e shumë nutricistë e klasifikojnë në një radhë me orizin e bardhë dhe makaronat. Për dallim prej tyre, patatja përmban edhe disa nutriente shumë të rëndësishme, që janë të dobishme për shëndetin tonë. Patatja përmban vitaminat, të cilat e forcojnë imunitetin, si vitaminat C dhe B6, e aty janë edhe një sasi e caktuar me folate dhe fibra. Nëse hasni në pataten ngjyrë vjollcë, ta dini se është shumë i shëndetshëm, përmban antioksidues për eshtra të shëndetshëm dhe mbron nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

KUNGULLESHKAT DIMËRORE

Në stinën e vjeshtës dhe të dimrit mund të hasni në lloje të ndryshme të kungujve dhe kungulleshkave, duke filluar nga ata të zakonshmit e deri te ata me ngjyra të ndryshme, të pasura me vlera të larta ushqyese, që i bëjnë ushqimin ideal për stinën e ftohtë të dimrit. Vetëm një pjesë e kungullit të zier, posedon pak kalori, por është e pasur me shumë lloje të vitaminave, përfshirë vitaminat A, C, B6 dhe K, e nga mineralet, përmbajnë kalium dhe folate.

(Kosova Sot Online)