Si ta largoni dhimbjen e dhëmbit?

  • 20 December 2019 - 13:41
Si ta largoni dhimbjen e dhëmbit?

Nganjëherë të ftohtët, të nxehtët apo ëmbëlsirat mund të shkaktojnë dhimbjen e mprehtë të dhëmbit. Kjo njihet edhe si ndjeshmëria e dhëmbëve. Rrënjët e dhëmbëve kanë me mijëra kanale të holla që dërgojnë drejt nervit të dhëmbëve.Të nxehtët dhe të ftohtët mund të depërtojnë përmes këtyre kanaleve. Për ta shëruar këtë dhimbje dhe për t'i ruajtur shëndetin dhëmbëve, ju paraqesim disa ilaçe natyrale, që shërojnë dhimbjen dhe nuk shkaktojnë efekte të dëmshme anësore.

VAJI I ORIGANOS

Për ta hequr qafe ndjeshmërinë e dhëmbit në dhimbje, vaji i origanos është shumë efektiv, falë përbërësve që luftojnë bakteret, inflamacionet. Hidhni 2 ose 3 pika vaj origanoje në gishtin e pastruar dhe me kujdes e dërgoni në dhëmbin e prekur. E lini të qëndrojnë për 10 deri 15 minuta, para se ta shpëlani gojën me ujë të ngrohtë. Përsëriteni dy herë në ditë, për disa ditë rresht.

UJI I NJELMËT

Edhe uji i njelmët mundet shpejt t'i ndihmojë një dhëmbit të ndjeshëm. Uji i njelmët përmirëson ekuilibrin e "pH" në gojë, duke krijuar një ambient alkaline në të cilin bakteret e dëmshme nuk mund të mbijetojnë. Përzieni ½ e lugës së kripës në 1 gotë ujë të ngrohtë. Shpëlajeni gojën me këtë përzierje, e edhe nëse shpërlaja e gojës ka dhimbje, durojeni së paku për disa minuta.

KARAFILI

Për një kohë të gjatë karafili përdoret në mjekësi, sidomos te dentistët, falë antioksiduesve dhe përbërësve që luftojnë bakteret dhe infeksionet. Një studim nga viti 2013, i publikuar në "Avicenna Journal of Phytomedicine", ka zbuluar se ekstraktet e karafilit kanë efekt prej analgjetiku. Pra, mundet të jetë i dobishëm për shërimin e dhëmbit të ndjeshëm dhe dhimbjes së tyre. Përdoreni këtë ilaç shtëpiak dy herë në ditë, për disa ditë: Gërryeni 2 karafila, përzieni në pak vaj ulliri dhe këtë pastë e aplikoni ku keni dhimbje.

HUDHRA

Hudhra ju ndihmon që të merreni me ndjeshmërinë e dhëmbit. Përmban shumë alibinë që e bën një përbërës antibakterial dhe anestetik. Largon dhimbjen dhe parandalon infeksionet. Përgatiteni një pastë duke përzier së bashku 1 thelb të shtypur të hudhrës, 2 ose 3 pika ujë dhe pak kripë kuzhine. Aplikojeni drejtpërdrejt në dhëmb. E lini të veprojë për disa minuta para se ta shpëlani gojën me ujë të njelmët. Përsëriteni dy herë në ditë, për disa ditë rresht.

QEPA

Qepa përmban kuercetinë, që ndikon kundër inflamacioneve. Kjo ndihmon lehtësim nga dhimbja, që shkaktohet si pasojë e ndjeshmërisë së dhëmbit. Po ashtu, përbërësit kundër mikrobeve në qepë vrasin bakteret e dëmshme në gojë, që shkaktojnë infeksionet orale. Preni një copë qepë në copëza të imëta që i përshtaten gojës tuaj. Shtresën e qepës e vendosni në dhëmbin me dhimbje. E lini për 5 deri 10 minuta. E shpëlani gojën me ujë të njelmët më pas për ta hequr aromën e qepës. Përsëriteni 2 ose 3 herë në ditë, për disa ditë rresht.

MBAJENI HIGJIENËN ORALE

Mbajtja e një higjienës së mirë orale ndihmon në parandalimin e inflamacioneve, pëlcitjen e dhëmbëve, ndërtimin e pllakave dhe shkakton ndjeshmërinë e dhëmbit. Është esenciale që t'i pastroni dhëmbët, gojën, mishin e dhëmbëve dhe gjuhën. Pastroni dhëmbët dy herë në ditë, duke përdorur brushën e butë.

(Kosova Sot Online)