Si ta mësoni trurin për të fjetur shpejt?

  • 21 December 2019 - 11:11
Si ta mësoni trurin për të fjetur shpejt?

Para se ta mësoni këtë teknikë, është mirë që të hiqni dorë nga gjërat për të cilat dihet se e pengojnë fjetjen, siç janë kafja, çaji dhe pijet e gazuara të cilat nuk duhet t'i pini disa orë para fjetjes. Së pari, duhet ta dini se mund të zgjasë shumë kohë para se të jeni në gjendje që të flini brenda 30 sekondave. Gjithashtu duhet të hiqni dorë nga shprehia e shikimit të televizorit dhe shfletimit të internetit kur jeni në shtrat.

HAPI I PARË

Flini pak gjatë ditës. Kjo pjesë e procesit të ushtrimit nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta.

HAPI I DYTË

 Gjithmonë aktivizojeni alarmin para se të shkoni në shtrat. Kur e dëgjoni në mëngjes, çohuni menjëherë. Nëse e bëni këtë në bazë ditore, pa marrë parasysh ditëve të javës apo fundjavës, është një mënyrë e mirë për ta rregulluar ritmin tuaj ditor. Ekspertët thonë se ritmi normal ditor ndihmon në largimin e problemeve me gjumin.

HAPI I TRETË

Gradualisht i prezantoni disa prej shprehive tuaja të vjetra kur mendoni se truri është mësuar mirë në rënie në gjumë. Për shembull, mund të filloni ta pini një kafe në orën 3 të pasdites ose t'i lexoni disa faqe të një libri para se të flini. Por para se t'i ktheni, sigurohuni që e keni mësuar trurin për një kohë tashmë të gjatë.

(Kosova Sot Online)