Ushqimi që nga fytyra heq 10 kilogramë

  • 22 December 2019 - 08:58
Ushqimi që nga fytyra heq 10 kilogramë

Dermatologu amerikan dr. Nicholas Perricone beson se konsumimi i sheqerit, kripës, alkoolit dhe kafesë shkakton proceset inflamatore në lëkurëm, e kjo përshpejton plakjen. Tri ditë, gjatë të cilave do të hani kryesisht perime, fruta mali dhe pemë me lëvozhgë të fortë dhe aminoacide omega 3, do ta mbrojnë qelizën rreth membranës së lëkurës dhe ndihmojnë në mbajtjen e ujit.

Përfshihet edhe pirja e ujit, që është e mirë për tretje dhe shëndet, e të dy faktorët ndikojnë në dukjen e lëkurës. Plani treditor i ushqimit përbëhet nga salmoni, perimet e gjelbra, dhuron shëndet, ndërsa që hiqni qafe sheqerin, kafenë, alkoolin.

DITA E PARË

Dita e parë fillon me një omëletë me tri vezë. Për drekë konsumoni file salmoni dhe një grusht me fruta mali, e për darkë hani bollgur të zier. Midis shujtave mund të hani pemë me lëvozhgë të fortë.  

DITA E DYTË

Nuk ndryshon edhe aq nga dita e parë. Nëse jeni të varur nga kafeja dhe sheqeri, do të mund të ndiheshit paksa nervoz.

DITA E TRETË

Edhe dita e tretë është e ngjashme për nga ushqimi. Në fund të ditës do të mund të ndiheni më të lehtë për katër kilogramë, e teni do të jetë më i pastër. Shkaku i hedhjes së helmeve, nuk do të keni fytyrë të ënjtur. Mirëpo, dermatologët sugjerojnë se për ndryshime të dukshme në lëkurë, këtë ushqim duhet ta ndiqni për gjashtë javë rresht.

(Kosova Sot Online)