Shkaktari i ftohjeve në dimër nuk është të ftohtët

  • 22 December 2019 - 09:29
Shkaktari i ftohjeve në dimër nuk është të ftohtët

Shkencëtarët theksojnë se arsyeja e ftohjeve të shpeshta në dimër nuk është të ftohtët, por qëndrimi me shumë njerëz në një ambient, prandaj edhe viruset dhe ftohjet shpërndahen më shpejt. "Arsyeja e shtimit të virozës, sidomos gjatë dimrit, nuk është të ftohtët, por qëndrimi brenda ambienteve të mbyllura, ku ka shumë njerëz", konsideron Recep Adur, profesor nga universiteti në Ankara.

Moti i ftohtë shtyn njerëzit që më shumë të kalojnë kohë nëpër ambiente të mbyllura, të ngrohta me ajër të thatë, e kjo edhe shton gjasat që të ketë përhapje më të lehtë të viruseve, nga një në personin tjetër.  

Adur beson se do të mund të shmangnim epideminë e gripit, nëse do t'u përmbaheshim disa rregullave të dimrit. "Personat e ftohur nuk do të duhej të shkojnë në punë, shkollë, aty ku ka shumë njerëz. Nëse nuk përfshihen me të tjerët, do të ketë më pak të sëmurë", thotë mjeku. Virusi shpejt shpërndahet, nëse ekziston rënie momentale e sistemit imun.

(Kosova Sot Online)