Çudia e gjelbër: Pastron metalet e rënda, organizmin dhe shëron inflamacionet e infeksionet

  • 24 December 2019 - 14:52
Çudia e gjelbër: Pastron metalet e rënda, organizmin dhe shëron inflamacionet e infeksionet

Metalet e rënda shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore, duke filluar me veshkat, eshtrat, pengesat e zemrës, e madje edhe disa nga sëmundjet më të rënda. Majdanozi njihet si pastrues natyral i organizmit dhe në mënyrë më të lehtë natyrale liron nga metalet e rënda. Majdanozi po ashtu ndihmon në shërimin e inflamacioneve dhe infeksioneve. Është treguar edhe si luftues i madh kundër artritit reumatoid dhe ënjtjeve në nyja. Kjo bimë e vogël e gjelbër është e pasur me kalium, kalcium, mangan, hekur, magnez dhe vitamina K.

SI TA PËRDORNI MAJDANOZIN:

Majdanozi mund të përdoret në dy mënyra: nëse keni vendosur ta preni imët dhe ta shtoni në pije, ose ta zieni dhe ta pini si çaj, në të dyja rastet keni kontribuar në pastrimin e organizmit dhe do t'i hiqni qafe metalet e rënda. Femrave, të cilat e luftojnë celulitin, u këshillohet që të ziejnë çajin nga majdanozi dhe ta pinë gjatë gjithë ditës. Në këtë mënyrë do të filloni hedhjen e lëngjeve shtesë dhe celuliti do të jetë më pak i dukshëm.

PËR TË HEQUR QAFE INFLAMACIONET:

½ e gotës majdanoz të freskët, 2 mollë, 2 karota të mesme, 2 pjesë selino. Të gjithë përbërësit i vendosni në blender, përzieni dhe i pini, dhe kështu çdo ditë, njëherë në ditë.  

(Kosova Sot Online)