Lëngu i patates ul sheqerin në gjak, forcon imunitetin dhe mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

  • 26 December 2019 - 09:19
Lëngu i patates ul sheqerin në gjak, forcon imunitetin dhe mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

Patatja e freskët është shumë e shëndetshme dhe përmban shumë veti shëruese. Në fakt, edhe lëvorja e saj është shumë e shëndetshme dhe nuk përmban asnjë materie që mundet ta dëmtojë shëndetin dhe organizmin e njeriut.

ME PATATE KUNDËR SHUMË SËMUNDJEVE

Ekspertët theksojnë se lëngu nga patatja është i dobishëm për shërimin e gastritit. Sugjerohet të merrni nga një lugë lëng me pak ujë, gjysmë orë para kafjallit, drekës dhe darkës. Në terapinë kundër të thatit në lukth këshillohet që çdo ditë të merrni gjysmë dcl lëng patateje, në lukth të zbrazët, e më pas edhe gjysmë decilitra gjysmë orë para drekës dhe darkës.

Ekspertët po ashtu theksojnë se lëngu i patates ul nivelin e sheqerit në gjak, shëron mushkëritë dhe organet e frymëmarrjes. Përgatitja e lëngut: Lëngun e patates është shumë lehtë ta përgatisni. Para së gjithash, pataten e pastroni mirë dhe hiqni ndonjë pjesë të dëmtuar dhe pjesët e gjelbra të lëvores. Më pas e qëroni, e vendosni në një leckë liri dhe shtrydhni lëngun. Mund të përdorni edhe blender. Lëngun gjithmonë ta pini të freskët, e për t'ia rregulluar shijen mund ta përzieni me pemë dhe perime, mollë apo karotë, lëng limoni ose mjaltë.

(Kosova Sot Online)