Zbulohet ilaç i ri kundër parkinsonit, alzheimerit dhe depresionit

  • 28 dhjetor 2019 - 08:34
Zbulohet ilaç i ri kundër parkinsonit, alzheimerit dhe depresionit

Shkencëtarët turq kanë zbuluar një ilaç që redukton efektet negative të një numri sëmundjesh siç janë ato të Parkinsonit, Alzheimerit dhe depresionit.

Një ekip ekspertësh nga universiteti ”Ataturk” në provincën Erzurum publikoi lajmin pas studimeve dhe eksperimenteve laboratorike disa vjeçare.

“Eksperimentet e zbatuara tek kafshët kanë vërtetuar se ilaçi redukton efektet negative të sëmundjeve të tilla si depresioni, Parkinsoni dhe Alzheimeri”, tha rektori Omer Çomakli.

Ai tha se patentat ndërkombëtare janë marrë nga Japonia dhe SHBA-të, si dhe shpjegoi se testet treguan se ilaçi kishte një efekt mbrojtës në qelizat e trurit që përmbajnë neurotransmetues të glutamatit të lartë.

Ilaçi do të jetë gati për përdorim sapo të përfundojë faza klinike e testimit, kurse Çomakli tha se shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Çomakli tha gjithashtu se emri i ilaçit të ri tashmë ishte caktuar, por se për publikun do të shpallet më vonë.

(Kosova Sot Online)