Melhemi magjik: Humbni 10 cm të belit për vetëm 3 javë

  • 29 December 2019 - 11:45
Melhemi magjik: Humbni 10 cm të belit për vetëm 3 javë

Kjo recetë është e thjeshtë dhe përgatitet nga përbërësit natyralë. Përbërësi i fshehtë është rrika, që ndihmon në tretjen e ushqimit, si dhe ndihmon në zhvillimin e baktereve të mira në lukth.

Rrika po ashtu ndihmon në pastrimin e organizmit dhe përmirëson metabolizmin. Është i pasur me vitamina C, B1, B6, B12, hekur, magnez, kalcium dhe fosfor.

Përbërësit:

Rrikë 

3 limonë

3 lugë mjaltë.

Përgatitja:

Preni rrikën dhe e lini në blender. E përzieni. Më pas, shpëlani limonët, e preni dhe farat e limonit i pastroni. Rriskat e limonëve të prerë, pa fara, i shtoni në blender. Shtoni mjaltin dhe përzieni derisa përbërësit të bashkohen. Përzierjen ta mbani në kavanoz prej qelqit. Merrni 1 lugë, dy herë në ditë me shujtë. Rezultatet do t’i vëreni pas tri javësh.

(Kosova Sot Online)