Për imunitet më të fortë, konsumoni këto ushqime

  • 29 December 2019 - 14:37
Për imunitet më të fortë, konsumoni këto ushqime

Keni probleme me rënien e imunitetit. Ekziston zgjidhja natyrale për forcimin e tij, e këtë mund ta bëni duke konsumuar ushqimet e cekura më poshtë

Mollët

Mollët e forcojnë mekanizmin mbrojtës të trupit, falë substancës, që është në rend të parë, kuercetinës.  E pasur me vitamina C, po ashtu ndikon në punën e qelizave të sistemit imun.

Lakra

Lakra ndihmon në forcimin e sistemit imun. Po ashtu, lakra është e pasur me karotenoide, si dhe me vitaminat C dhe E, që gjakun e mbrojnë nga oksiduesit e dëmshëm. Një ose dy herë në javë hani së paku 400 gramë, në forma të ndryshme.

Bishtajoret

Bizelet, fasulja dhe bimët e tjera nga kjo familje përmbajnë një sasi të madhe të zinkut, mineraleve, që ndikojnë kundër simptomave të etheve. Mënyra më e mirë për parandalimin e gripit apo ftohjes, është që të hani dy herë në javë 200 gramë bishtajore.

Patatet

Patatet trupit i sigurojnë zink dhe vitamina, që janë të domosdoshme për punë të mirë të sistemit imun të njeriut. Patatet si mbrojtës të shëndetit të përgjithshëm përmbajnë edhe kalium, i cili nxit sekretimin e lëngjeve prej organizmit, si dhe ndikojnë mirë në përmirësimin e tretjes. Për çdo ditë hani 250 gramë.

Hudhra 

Hudhra, për shkakun se përmban sasi të madhe me vitamina C dhe substancën kimike alibinë, e cila vret bakteret dhe kërpudhat, e forcon sistemin imun të organeve të frymëmarrjes. Sugjerohet që brenda secilës ditë ta hani së paku një hudhër.

Portokajtë

Portokajtë janë burim i mirë për vitamina C. Qelizave të sistemit imun u ndihmojnë kundër baktereve dhe viruseve. Hani nga dy portokaj për çdo ditë.

Specat

Specat përmbajnë sasi të madhe me vitamina C. Do të duhej t’i konsumonte secili person i rritur. Së paku një herë në javë, për drekë, hani një spec.

Panxhari

Panxhari është i pasur me përbërës shërues, si bioflavonoide dhe betarinë. Ndihmon po ashtu që në afat rekord të heqim qafe ftohjen. Sugjerohet që një herë në javë ta konsumoni një panxhar.

(Kosova Sot Online)