As tableta, as ushqimi: Ky është ilaçi më i mirë për ftohjen

  • 01 January 2020 - 16:19
As tableta, as ushqimi: Ky është ilaçi më i mirë për ftohjen

Shkencëtarët gjermanë thonë se ilaçi për ftohje në fakt është shumë i thjeshtë dhe i lirë. Kur jemi të ftohur, përnjëherë vrapojmë pas ilaçeve të njohura, përfshirë antibiotikët, aspirinë, pemë, supë dhe çaj të nxehtë.

Por, shkencëtarët gjermanë nuk mendojnë ashtu, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në pyetje është pushimi! “Ngjashëm është sikurse kur bëhet fjalë për temperaturën e lartë. Pushimi i mirë përmirëson imunitetin më mirë se gjithçka tjetër”, është publikuar në revistën shkencore “Naturatz”.

Ata po ashtu kanë shpjeguar se edhe tabletat, që e ulin temperaturën në mënyrë subjektive, e përmirësojnë gjendjen, kështu që njerëzit shumë shpejt ngrihen prej shtratit dhe nuk pushojnë aq sa duhet në mënyrë që organizmi ta mposhtë ftohjen në tërësi.

Në revistën ku është publikuar studimi, po ashtu këshillojnë që të pini shumë lëngje, për ta përshpejtuar punën dhe forcimin e imunitetit dhe luftën me viruse, por po ashtu theksojnë se mungesa e gjumit dhe pushimit janë shkasi pse ftohjet gjithmonë zgjaten dhe pothuajse kurrë nuk kalojnë.

(Kosova Sot Online)