A dëshironi të humbni në peshë? Shmangni këto ushqime për kafjall

  • 01 January 2020 - 17:19
A dëshironi të humbni në peshë? Shmangni këto ushqime për kafjall

A e keni ditur se ekzistojnë disa shujta të dëmshme për kafjall, që më shumë ju bëjnë dëm sesa dobi? Provoni që ushqimet më poshtë t’i shmangni nga rutina e mëngjesit, duke filluar nga nesër

1. Salsiçet – përmbajnë nivel të lartë të yndyrave të ngopura dhe kolesterolit, shpeshherë janë të mbushura me nitrate, prej të cilave shfaqen dhimbjet e kokës. 

2. Pjekurina me djathë ose gjalpë – janë karbohidrate të zbrazëta me pak vlera ushqyese, nuk kanë fibra, proteina, drithëra.

3. Lyerjet e bukës me çokollatë – nuk përmbajnë asnjë vlerë të vetme ushqyese.

4. Lëngu nga portokalli – me këtë rast mendojmë për lëngun e blerë, në paketim tetrapak, të cilët janë përplot me konservues dhe sheqer.

5. Drithërat – drithërat pa fibra dhe proteina janë edhe një burim i kalorive të zbrazëta, e shkaku se përmbajnë sasi të madhe me sheqer, shtojnë nivelin e tij në gjak dhe përsëri shumë shpejt do ta ndieni urinë.

6. Petullat – janë një nga mënyrat më të tmerrshme për t’i përzgjedhur  për kafjall: karbohidrate të pastra + sheqer + pjekje e thellë = petulla.

7. Kafeja me vete – shtesat në kafetë “fancy” si ato me çokollatë, shllag dhe shurupe me shije, kafenë tuaj të mëngjesit e shndërrojnë në një bombë plot me kalori.

8. Palpeta – palpetat prodhohen nga mielli i bardhë, me gjalpë dhe sheqer, që jua shtojnë sasinë e sheqerit në gjak, duke shtuar urinë.

(Kosova Sot Online)