5 ndryshime në lëkurë, që zbulojnë probleme shëndetësore

  • 02 January 2020 - 08:24
5 ndryshime në lëkurë, që zbulojnë probleme shëndetësore

Jua sjellim 5 ndryshime në lëkurë, të cilat shumica prej nesh nuk i lidhim me probleme shëndetësore, e të cilave duhet t'u kushtojmë vëmendje.

1. RRUDHAT E QESHJES RRETH SYVE

Përveçqë tregojnë se qeshni shumë, këto rrudha rreth syve mund të jenë shenjë se keni nevojë që t'i kontrolloni sytë, sepse ato linja mund të krijohen dhe nga shikimi i dobët.

2. LËKURA MË E ERRËT NË QAFË DHE NËN SQETULLA

Nëse në disa pjesë të qafës dhe nën sqetulla lëkura është bërë më e errët, mund të jetë shenjë e diabetit ose problemeve me gjëndrën tiroide.

3. LËKURA SHUMË E ZBEHTË

Nëse lëkura ju është bërë dukshëm më e zbehtë mund të jetë shenjë e anemisë kronike, njërës ndër shkaktareve kryesore të zbehjes. Aneminë mund ta shkaktojë konsumimi i paktë i hekurit, acidit folik dhe vitaminës B12.  

4. PIKAT

Pikat në lëkurë mund të jenë shenjë e dëmtimit të tepërt të ADN-së nga rrezet ultravjollce. Disa njerëz i trashëgojnë pikat, por mund të jenë edhe rezultat i ekspozimit në diell dhe mund të bëhen më të errëta nëse lëkura i ekspozohet tepër rrezeve ultravjollce.

5. AKNET RRETH GOJËS DHE NË MJEKËR

Paraqitja e akneve në këto pjesë të fytyrës mund të jetë shenjë e vezoreve policistike, çrregullimit të sistemit endokrin që mund të shkaktojë sterilizimin. Nëse ju paraqiten rregullisht dhe keni menstruacione të parregullta, vizitojeni mjekun.

(Kosova Sot Online)