Vitaminat që premtojnë lëkurë më të re

  • 02 January 2020 - 09:02
Vitaminat që premtojnë lëkurë më të re

Nëse mendoni se lëkura që duket e re është falë produkteve që kujdesen për lëkurën dhe grimin, atëherë është momenti i fundit që gjërat t’i shikoni ashtu si janë. Sa më shumë prodhime të bukurisë që të aplikoni, lëkura juaj në përgjithësi ndikohet nga ajo që e ushqeni.

Sasia e ujit që konsumoni dhe llojet e ushqimit që i konsumoni për çdo ditë flasin shumë për lëkurën tuaj. Nëse konsumoni ushqime të dëmshme, ka gjasa që lëkura juaj të vuajë. Nëse dëshironi që të keni një lëkurë më të re, të shëndetshme, atëherë ja cilat ushqime përmbajnë vitaminat e fuqishme për lëkurën.

Hani karota, kunulli, mëlçi gjedhi, kajsi, brokoli dhe mango për vitaminën A

Përfitimet: Ndihmojnë në paradalimin e shfaqjes së njollave të zeza dhe ngadalësojnë shenjat e plakjes. Po ashtu, shtojnë qarkullimin e gjakut në lëkurë për ta hidratuar atë, shtojnë prodhimin e sebumit dhe reduktojnë dëmtimin nga rrezet e dëmshme ultravjollcë.

Hani jogurt, vezë, kërpudha, brokoli dhe fasule soje për vitaminën B2

Përfitimet: Ndihmojnë të mos keni lëkurë të thatë dhe lëkurë që ju kruhet, e mbajnë të lëngshme atë, parandalojnë sëmundjet e lëkurës që shkaktohen si pasojë e mungesës së vitaminave.  

Hani gjoks pule, gjedh të ushqyer me bar natyral, domate, vezë, patate dhe ton për vitaminën B3

Përfitimet: Mundet të mbrojnë nga lloje të caktuara të kancerit të lëkurës, menaxhojnë simptomat e sëmundjeve dhe parandalojnë aknet për 52 për qind si dhe përmirësojnë gjendjen e lëkurës, duke përmirësuar hidratimin e saj.

Hani bishtajore, kërpudha, peshk, djathë, vezë për vitaminën B5

Përfitimet: Thellë e hidratojnë lëkurën si dhe heqin poret. Vitamina B5 po ashtu ndihmon që të keni ripërtëritje të lëkurës, të dukeni më të rinj si dhe përmbajnë substanca kundër inflamacioneve, që ndihmojnë në menaxhimin e të kruarave dhe çrregullimeve të tjera të lëkurës.   

Hani banane, brokol, shalqi, oriz të bardhë, gjoks pule, spinaq për vitaminën B6

Përfitimet: Ndihmojnë në trajtimin e lëkurës së thatë, ekzemën dhe aknet. Po ashtu, ndihmojnë në luftimin e njollave duke rregulluar hormonet.

Hani bizele të gjelbra, lakër jeshile, bajame, arra dhe salmon për vitaminën B7

Përfitimet: Arrijnë hidratimin e lëkurës, nuk do të keni lëkurë që ju kruhet dhe ndihmojnë në menaxhimin e ekzemës dhe dermatitit seborrea. Kjo vitaminë shton prodhimin e aminoacideve në lëkurë për ta përmirësuar hidratimin.

Hani guava, kivi, portokaj, grejpfrut, dredhëza, spec të kuq për vitaminën C

Përfitimet: Luftojnë dëmtimet e shkaktuara nga rrezet ultravjollcë, minimizon rrezikun e lëkurës së thatë si dhe redukton prodhimin e melatoninës.   

Hani salmon, jogurt, djathë, të kuqtë e vezës për vitaminën D

Përfitimet: Ndihmon në ripërtëritjen e qelizave të lëkurës, kontrollon mekanizmin mbrojtës së lëkurës.  

Hani brokoli, djathë, spinaq, mish, vezë dhe lakër Brukseli për vitaminën K

Përfitimet: Lëkurës i siguron më shumë elasticitet, ndihmon t’i hiqni qafe qeskat e errëta nën sy.

(Kosova Sot Online)