Ilaçi kundër miomës në mitër dhe cisteve në vezore

  • 02 January 2020 - 15:21
Ilaçi kundër miomës në mitër dhe cisteve në vezore

Grekët dhe romakët e kanë mbjellë bimën e quajtur 'bar veshi' (lat. Sempervivum tectorum) dhe e kanë dalluar prej të tjerave, që t'i mbrojnë nga vemja, insektet e ndryshme. 'Bar veshi' është bimë shumëvjeçare, e lartë 10- 60 centimetra. Lulëzon nga muaji korrik deri në tetor, kur mund të mblidhen gjethet e saj për çaj dhe për përgatitjen e recetave të tjera.

LËNGU I FRESKËT SHËRUES NGA 'BAR VESHI'

Ky lëng shëron ënjtjet, kafshimet nga insektet, shëron sytë dhe lythat, të djegurat dhe njollat nga dielli, urdhjen dhe lëkurën e plasaritur. Lëngu ndihmon edhe te inflamacionet mishit të dhëmbit, inflamacionin e veshit dhe fytit.

ÇAJ NGA 'BAR VESHI'

Aji nga kjo bimë nxit sekretimin e urinës, ndihmon te menstruacionet e dhimbshme dhe dizenterinë. Përbërësit për përgatitjen e çajit: - 2 lugë bar veshi të imtësuar; - 1 gotë ujë të vluar. Përgatitja e çajit: Gjethet t'i përzieni me ujë të vluar, e lini të qëndrojnë për dy orë, prisni dhe e pini 1/4 e gotës, 4 herë në ditë para ushqimit.

MJALTI DHE 'BAR VESHI' SI ILAÇ NATYRAL

Përbërësit: - 500 gramë mjaltë vendore; - 300 gramë gjethe të bimës. Përgatitja e ilaçit: Gjethet e bimës i bluani dhe i përzieni me mjaltë. I lini të qëndrojnë për disa ditë. Konsumoni një lugë në lukth të zbrazët dhe më pas për dy orë mos konsumoni asgjë. Dimrit, si pasojë e mungesës së aktiviteteve fizike, vjen deri te mbajtja e substancave të dëmshme në organizëm. Kjo përzierje e bimës me mjaltë përshpejton metabolizmin dhe e pastron trupin prej helmeve. Po ashtu, përdoret edhe te mangësitë e zemrës. Është vërtetuar se me sukses shëron miomët në mitër dhe cistet në vezore.

KREM NGA BIMA 'BAR VESHI' Përbërësit

1 grusht gjethe të imtësuara të bimës; - 200 gramë dhjamë. Përgatitja: Dhjami shpëlahet në 9 ujëra. Në një enë përzihen të gjithë përbërësit. Në temperaturë të lehtë e shkrini dhjamin, pa e zier, e porsa të shkrihet e hiqni nga zjarri dhe e lini të qëndrojë për 12 orë. Pa kësaj yndyra ngadalë ngrohet që të jetë e lëngshme dhe më pas e vendosni në kavanoz. E ruani në frigorifer. Dhjami nga kjo bimë shëron: plagët që janë shfaqur si pasojë e goditjeve, plagët që nuk shërohen lehtë dhe të ënjturat dhe njollat, si pasojë e të djegurave të diellit dhe kafshimet nga insektet. 

(Kosova Sot Online)