Stina e dimrit ndikon pozitivisht në organizëm

  • 02 janar 2020 - 18:07
Stina e dimrit ndikon pozitivisht në organizëm

Kur flasim për dimrin përjetimet dhe mendimet mund të jenë të ndryshme. Ka persona që stinën e ftohtë e pëlqejnë dhe ka të tjerë që nuk e preferojnë aspak.

Përtej preferencave, dimri njihet si stina ku viruse të ndryshme gripale prekin organizmin për shkak të motit të ftohtë.

Pyetjes se, nëse kjo periudhë e vitit i bën mirë trupit i përgjigjen e ekspertët.

I ftohti dhe truri

Nëse e keni pyetur veten a është i ftohti mirë për shëndetin e trurit tuaj, përgjigja është po. Ekspertët thonë se, truri funksionon më mirë dhe më shpejt kur ndodhet në një ambient të ftohtë të, në krahasim me të nxehtin. Kështu që shëtitjet herë pas here jashtë ambienteve të mbyllura gjatë dimrit janë rifreskuese për trurin.

Djeg kaloritë

Gjatë periudhave të të ftohtit trupi harxhon më shumë energji për të mbajtur një temperaturë të balancuar trupi. Për këtë arsye ju ndihmon që të digjni më shumë kalori e të dobësoheni.

Largon alergjitë

Nëse keni alergji nga mjedisi i jashtëm, gjatë dimrit nuk keni pse të shqetësoheni. Polenet, lulet apo pemët gjatë dimrit nuk janë aspak prezente, ndaj ju mund të dilni e të shëtisni të qetë kudo që dëshironi.

Kundër inflamacionit

Nëse vuani nga fryrja e kyçeve, duarve apo e këmbëve, gjatë dimrit ky problem do të jetë më pak i pranishëm. Kjo sepse temperaturat e ftohta e ndihmojnë organizmin që të qetësojë zonat ku po zhvillohet inflamacionit.

Flini më mirë

Temperatura e trupit është më e ulët gjatë kohës kur flini gjumë. Gjatë verës procesi i uljes së temperaturës për të siguruar gjumë të mirë zgjat rreth dy orë, ndërsa në dimër kryhet shumë më shpejt.

I bën mirë lëkurës

Moti i ftohtë i bën mirë lëkurës sipas ekspertëve. Temperaturat e ftohta ngushtojnë enët e gjakut që kalojnë në lëkurë dhe funksionojnë si një tonik natyral. Sigurisht bëhet fjalë për temperatura të ftohta normale dhe jo për periudha të acarta të papërballueshme për trupin e njeriut.

(Kosova Sot Online)