Dobitë nga gështenjat e egra dhe të buta

  • 03 January 2020 - 18:36
Dobitë nga gështenjat e egra dhe të buta

Ndoshta nuk do të besoni, por gështenja e egër (Aessculus hippocastaneum) dhe gështenja e butë (Castanea sativa) janë dy pemë krejtësisht të ndryshme, nga dy familje të ndryshme, të cilat quhen me emër të përbashkët, “gështenja”, për shkak se ngjajnë me njëra-tjetrën.

Pema e vetme me gëzhojë që përmban vitaminë C

Për dallim nga pemët e tjera me gëzhojë, gështenjat e buta dallohen për nga niveli i ultë i yndyrës dhe niveli i lartë i amidonit. Sipas përbërjes nutritive, gështenja e butë është e ngjashme me orizin e vrugtë. Gështenja është një burim i mirë i mineraleve: kaliumit, fosforit, kalciumit , hekurit, magnezit, sulfurit, klorit, bakrit, manganit… Prej vitaminave, gështenja e butë është e pasur me vitamina të grupit B, vitaminën A, pak vitaminë C, e falë numrit të madh të fibrave, ajo është një laksativ natyror. Gështenja e butë është pema e vetme me gëzhojë, e cila përmban vitaminë C, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Vetitë mjekuese

Si gështenja e butë, po ashtu edhe ajo e egër kanë veti të mëdha shëruese. Për shembull, gështenja e egër është e dobishme te venat e zgjeruara dhe te dëmtimi i kapilarëve. Ajo është e dobishme edhe për mjekimin e hemorroideve, gjakderdhjeve të ndryshme, reumës, gihtit, etj. Çaji nga gjethet e gështenjës (të egër, apo të butë) në mjekësinë popullore përdoren për mjekimin e bronkitit, astmës dhe vështirësive të ngjashme të organeve të frymëmarrjes. Edhe mjalti nga gështenjat është i dobishëm për mjekimin e kollës dhe për përmirësimin e qarkullimit të gjakut. 

Recetat

Për venat e zgjeruara

Te venat e zgjeruara ndihmon kremi, i cili përgatitet nga 20 gramë ekstrakt të gështenjës së egër, të përzier me 60 g lanolinë. Vendet e lyera duhet mbështjellë me gazë.

Zbutja e problemeve reumatike

Te vështirësitë reumatike fryti i gështenjës së egër zihet tepër shumë, derisa të zbutet. Në një ujë të tillë, pas ftohjes, futen pjesët e trupit, të prekura nga reuma.

Shërimi i mëlçisë

Gështenjat e egra, apo të buta, të bluara, përzihen me mjaltë. Në 1 kg mjaltë vendosen 25 dkg miell të gështenjës së butë, përzihet mirë dhe lihet që të rrijë dy ditë. Përdoret dy herë në ditë, nga një lugë e çajit. Kështu përdoret të paktën për dy muaj, e më pas merret 1 lugë e çajit në ditë.

Për përmirësimin e qarkullimit të gjakut

Për përmirësimin e qarkullimit të gjakut ekziston një këshillë tepër efikase. Në fakt, mjafton të merret një shtagë e gështenjës dhe, herë pas here, të fërkohet me duar, derisa të nxehet.

Ekstrakti kundër hemorroideve

Ekstraktin e gështenjave e përfitojmë nëse 12 – 15 gështenja të freskëta dhe të gërryera, bashkë me lëvore, i qesim ngadalë në 2,5 dl të konjakut të valë, e pasi që tretësira të ftohet, e kullojmë dhe e filtrojmë. Ekstrakti pihet 3 herë në ditë, 15 – 20 pikë, të përziera me ujë.

(Kosova Sot Online)