Dieta, që shkrin shtresat dhjamore përreth stomakut

  • 04 January 2020 - 09:34
Dieta, që shkrin shtresat dhjamore përreth stomakut

T rajneri profesional, Tom Venuto, është formues i ditës "Body fat", dietës që shkrin shtesat dhjamore. Autori është përqendruar në mënyrën e të ushqyerit, derisa shprehitë e ushqimit dhe ushtrimet janë lënë nën hije. 

QASJA MENDORE NË HUMBJEN E INDIT DHJAMOR

Sipas krijuesit të dietës, humbja në peshë dhe heqja e shtresave dhjamore nuk mund të bëhet me dieta dhe përqendrim afatshkurtër në ushqim. Problemi është më kompleks dhe kjo prek secilën pjesë të jetës: nga ndërveprimet shoqërore e deri te shëndeti emocional. Prandaj, pesha bie në ushtrimin mendor, duke ndryshuar shprehitë mendore dhe me këtë rast duke njohur e më pas edhe shmangur ushqimin e tepërt emocional.

PRINCIPI I PARË I DIETËS

Ushtrimi mendor është principi i parë i dietës. Përfshin edhe katër principe të tjera, ushqimin e llojllojshëm, përshpejtimin e metabolizmit, ndërtimin e masës muskulore dhe përkrahje nga të afërmit. Ushtrimet janë pjesë e rëndësishme e dietës.

PËRPARËSITË E DIETËS

Autori i dietës është i vetëdijshëm për rolin e emocioneve në konsumimin e ushqimit. Ai thekson se mungesa e motivimit është një nga arsyet e heqjes dorë nga dieta. MENYJA: Kafjalli - vezë të ziera, bukë të thekur Zamra - pemë me lëvozhgë të fortë Dreka - sallatë me perime të gjelbra, pulë nga skara, misër, vaj ulliri Darka - peshk dhe patate të pjekura në furrë. 

(Kosova Sot Online)